Kosova

Aktualisht 268 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në SHSKUK

Sipas informatave të fundit në SHSKUK janë duke u trajtuar 268 pacientë me COVID-19. Prej tyre 166 janë në klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e 102 në shtatë spitalet e përgjithshme.

Në Infektive janë duke u trajtuar 100 raste me COVID-19, prej tyre 61 janë me oksigjenoterapi e dy raste më të komplikuara në Mjekimin Intensiv.

Në Pulmologji janë shtrirë 44 pacientë me COVID-19, të gjithë me oksigjenoterapi. E në Mjekësinë Intensive 22 pacientë me COVID-19, katër prej tyre të intubuar.

Në Spitalin e Prizrenit janë 24 raste, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Ferizaj 6, në Gjilan pesë e në Mitrovicë gjashtë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483