Show Biz

Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli”, Semra Dinçer viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, ka disa ditë që po qëndron në Kosovë.

Ajo është shoqëruar në vendin tonë nga modelja bukuroshe, Arbnora Ademaj, e cila tashmë është pjesë e kinematografisë turke dhe ka pasur rastin të takohet me aktoren e mirënjohur atje.

Gjatë ditës së shtunë, ajo e shoqëruar nga Arbnora, aktori vedat Bajrami e disa persona të tjerë, kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt.

Ka qenë vet aktorja turke, ajo e cila ka hedhur një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me miqtë e saj duke pozuar pranë bustit të Adem Jasharit, te Kompleksi Memorial.

Semra Dinçer është e njohur për publikun shqiptar si një nga protagonistet kryesore në serialin turk, “Nusja nga Stambolli”.