Show Biz

Aktorja e njohur turke është e fejuara e Bertan Asllanit

Këngëtari Bertan Asllani ka vite që është shpërngulur në Turqi.

Përveç me muzikë, Bertani ka nisur atje karrierën edhe në aktrim.

Madje, atje ai ka gjetur edhe dashurinë e jetës. Ai ka kohë që është në lidhje me aktoren e njohur turke Hazall Senel, e cila sot feston ditëlindjen. Madje, vitin e kaluar ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

Në këtë ditë të veçantë, s’ka munguar as urimi i Bertanit. Ai ka publikuar një foto me të në Instagram, duke e uruar për ditëlindje.

“Urime ditëlindjen për ty e dashura ime. Për shumë vite të tjera që do të kalojmë bashkë”, ka shkruar Bertani.

Ndryshe, Hazall Senel është e njohur për publikun kosovar me rolin e “Sirin”, në serialin “Mos ma lësho dorën (Elimi Birakma).