ROZË

Aktorja e famshme kujton të dashurin gjashtë vjet pas vdekjes së tij

Lea Michele ka shfrytëzuar Twitter-in për të kujtuar të dashurin e saj të ndjerë Cory Monteith në përvjetorin e gjashtë të vdekjes së tij.

Cory vdiq tragjikisht në korrik të vitit 2013 pas një mbidoze me drogë, transmeton Klan Kosova.

Lea ndau një kuotë që lidhet nga kjo ditë me vitin e kaluar.

Në vitin 2018 ajo ka shkruar: “Ka disa që sjellin dritë të madhe për botën, saqë edhe kur të kenë shkuar, drita mbetet”.

“Drita gjithmonë mbetet”, ishte postimi i radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.