KULTURË

Aktori i ‘Friends’ diagnostikohet me kancer

James Michael Tyler, i njohur me rolin e tij si ‘Gunther’ në serialin ‘Friends’ ka konfirmuar që po vuan nga kanceri i prostatës.

Me këtë sëmundje është duke u përballur që nga shtatori i vitit 2018, por që e ka mbajtur të fshehur nga publiku.

“Jam mirë, vërtet. Ishte sëmundje e lehtë për tu trajtuar”, tha ai.

Tani është duke marrë kimioterapi, dhe për shkak të tyre nuk është në gjendje të jetë pjesë e ribashkimit të serialit.