
Përleshja e sapo raportuar nga mediat nga Podujeva, duket që ka filluar pas një sulmi të shkaktuar nga aktivistët e LDK-së ndaj një kameramani të LV-së, shkruan Kosova.info
Për Kosova.info P.B, aktivist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, ka thënë se gjithçka ka filluar pasi aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e kanë sulmuar një kameraman të angazhuar nga Vetëvendosje.
“Nuk na kanë provokuar por e kanë sulmuar një kameraman tonin”.
Edhe një aktivist tjetër i Vetëvendosjes, për Kosova.info, tha që:
“Aktivistët e LDK-së e kanë ditur që ne sot e kemi një aktivitet në shesh, të ngjashëm me një tjetër që e kemi pasur para disa ditësh, me lëshimin e balonave. Prandaj fillimisht na kanë provokuar, ndërsa ne bëheshim gati për ta realizuar aktivitetin. Ata e kanë sulmuar fotografin nja Gjakova, të angazhuar nga ne.”
Vijon…
add a comment