Kronika e zezë

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe kontrabandë me mallra në Kamenicë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.A. dhe N.K., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Kontrabandimi me mallra”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A., më 05 tetor 2021, në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli, tek autoriteti pyjor në komunën e Kamenicës, me dashje ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që ka damkosur rreth 12 kubik drunj, të llojit pishë, edhe përkundër faktit që kjo sasi e drunjve ishte kontrabanduar nga Republika e Serbisë, me ç’rast ka legalizuar këtë sasi të drunjve duke i mundësuar të pandehurit tjetër N.K., që të përfitojë duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat e sipërshënuara penale.

Shfaq më shumë
//dopansearor.com/4/3473483