Kombëtare

Aktakuzë për dhunim dhe vrasje të rëndë të fëmijës në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 prill 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së dhe “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë.