Aktakuzë ndaj dy kardiologëve të ShSKUK-së

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Shërbiimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Bëhet fjalë për drejtorin e Kardiologjisë, L.K dhe shefin e shërbimit E.H.

Aktakuza u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

Ajo bëri të ditur se kjo aktakuzë është ngritur më 31 maj.

Të dy akuzohen për vepren penale “diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”.

Thuhet se të dy në bashkëpunim kanë kryer veprime diskriminuese ndaj një kardiologu.

Ende nuk është mbajtur seanca fillestare e shqyrtimit lidhur me rastin.

Go to TOP