Kosova

Aksion i Policisë në Prishtinë, arrestohet një person në vendin ku ditë më parë u vranë dy persona

Para pak çastesh ka përfunduar një aksion i policisë së Kosovës në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Operacioni është kryer në rrugën “Muharrem Fejza” aty ku para disa ditësh u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Automjete të shumta dhe njësite elite të policisë janë parë në vendin ku po kryhej aksioni i cili ka rezultuar edhe me të arrestuar.

Policia nuk ka bërë me dije nëse ky arrestim ka të bëjë me ngjarjen që ndodhi ditë më parë, ngjarje e cila tronditi opinionin, ku për një pjesë trotuar u përdorën armët dhe iu mor jeta dy personave.