Aksidentohet vetura e nuses në Gremnik të Klinës ( PAMJE )
Një aksident jo edhe aq i zakonshëm ka ndodhur sot në Gremnik të Klinës.
Në atë aksident është përfshirë një veturë e cila ishte e destinuar që ta barte nusen, pasi një familje kishte dasmë.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, e ku shihen që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dalur në terren.


