Show Biz

Aksidentohet këngëtari i njohur shqiptar

Këngëtari i njohur, Sabiani është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident që ka ndodhur në Tiranë.

Ka qenë vetë këngëtari që ka shpërndarë në “Instastory” një foto të artistit Petro Xhori, ku shihet jashtë spitalit me miqtë e tij dhe vihet re se njëri prej tyre mban dorën në allçi.

“E ke jetë të dytë vëllai im, na hëngri syri keq”, ka shkruar Xhori përmbi foto, duke lënë të kuptohet se Sabiani, i cili është një nga shokët e tij më të mirë, ka shpëtuar.

Nuk dihen rrethanat e aksidentit, por me rëndësi është që tashmë djemtë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Image
Image