Show Biz

Aksidentohet aktori Mensur Safqiu

Eshtë aksidentuar vetura e aktorit të Stupcave, Mensur Safqiu, i njohur si “Axha Shneq” në serialin Egjeli.

Nga ky aksident që ka ndodhur afër Qendrës Universitare, tek lokalet e Lesnës, siç njihet kjo zonë në rrugën Eqrem Qabej, Safqiu nuk ka pësuar lëndime, por ka marr vetëm një goditje në veturë nga një qytetarë.

Rasti nuk është raportuar në polici, por të dyja palët janë larguar me marrëveshje.

I kontaktuar nga lajmi.net ai ka bërë të ditur se  vetura prapa tij nuk e ka respektuar rregullin e komunikacionit dhe e ka goditur aktorin.

Ai madje thotë se këtë nuk mund ta quaj as aksident pasi asgjë nuk ka qenë serioze dhe vetura nuk është gërvishur shumë prandaj nuk ka pasur nevojë të lajmërohet policia.

Gjendja e Safqiut është e mirë  dhe aktualisht është në xhirime.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.