Aksidenti me fatalitet në Klinë, i përfshirë ishte edhe një automjet që u largua nga vendi i ngjarjes

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Jazhinc të Klinës.
Viktima mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore ishte aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
“Në aksident dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”,u tha nga Policia e Kosovës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP