Kosova

Aksidenti i sotëm Prishtinë – Ferizaj merr një viktimë

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

 Kemi  fotografi ku shihet një person i shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia si dhe ekipet e tjera të emergjencës.

Për këtë aksident me fatalitet ka dhënë detaje edhe policia e Kosovës.
Sipas PK-së, sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMË X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.