Kronika e zezë

Aksident zinxhiror në Llugë të Podujevës, lëndohen pesë persona

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në fshatin Llugë, të Podujevës, ku jane të perfshira pesë automjete.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 18:30, dhe bazuar në të dhënat fillestrare, pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.