Kosova

Aksident trafiku në Veternik

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur pak më parë në lagjen Veternik të Prishtinës.

Nga pamjet e dërguara nga një lexues i Gazetës Express, shihet se veturat kanë pësuar dëme të vogla materiale.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes nuk shihet ndonjë autoambulancë apo policia.

Në aksident është përfshirë vetura e një kompanie taksish.

Policia e Kosovës apelon vazhdimisht qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion.