Kosova

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, pohoi ajo.

Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/