Kosova

Foto / Aksident trafiku në Prishtinë

Sot rreth orës 12:10 afër fakultetit juridik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’ rast shihet një vetur “Renault Megano” që ka goditur një veturë të tipit “Volkswagen Sharan”, ndërsa nuk dihet për të lënduar shkruan Kosova.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë aksident trafiku ./Kosova.info/