Kosova

Aksident trafiku me fatalitet në hyrje të Shtimes

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se sot ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, kur një këmbësore është shkelur për vdekje në hyrje të Shtimes.

“Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 14:35 minuta në hyrje të Shtimes, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, V.SH. ( f/sh/k 37 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me ç’rast e njëjta pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatë, transmeton Kosova.info.

Policia shton se, “e lënduara është dërguar fillimisht në Ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë”.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.