Kombëtare

Aksident në Skenderaj, pesë të lënduar

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në Skenderaj.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, ndërkaq të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 në Skenderaj. Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj, me pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë ai.