Kombëtare

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, dy të lënduar

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, aksidenti mes dy makinave ka ndodhur rreth orës 11:30, ku si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

“Rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo për Koha.net.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.