Kosova

Aksident në rrugën Malishevë – Rahovec, një i vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë – Rahovec.

Nga ky aksident një person ka ndërruar jetë. Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar shefi i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 06:30 në rrugën Malishevë – Rahovec në mes një automjeti dhe kamioni. Deri te aksidenti ka ardhë si pasojë e mos përshtatjes së drejtuesit së automjetit dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë, i cili dyshohet edhe që është shkaktar i aksidentin. Viktima e ka humb kontrollin dhe është përplas me kamion”, ka thënë ai.

Sipas tij vetëm ngasësi i veturës është i vdekur dhe nuk ka të tjerë të lënduar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.