Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen dy persona

Dy persona (shoferët e dy veturave) kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, pos personave të lënduar ka edhe dëme materiale.

“Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Pestovë të Vushtrrisë, në magjistralen Prishtinë-Vushtrri. Dy persona kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Zahiti. 

Go to TOP