Kombëtare

Aksident në Komoran, vdes 20-vjecari

Një person me inicialet Q.D, i moshës 20 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Komoran të Drenasit.

Në aksidentin ku ishin të përfshira dy motoçikleta dhe një veturë mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Rastin për Kosova.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ndërsa fotot i ka dërguar një lexues yni.

“Rreth orës 17:10 në Komoran rruga e Carraleves, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku, ku të përfshira kanë qenë një automjet (pick up) dhe dy motoçikleta. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, përderisa të lënduarit sipas informatave të deritanishme janë dërguar për trajtim mjekësor.”