Kronika e zezë

Aksident në Grackë të Lipjanit, lëndohen 13 persona

Një aksident trafiku në fshatin Grackë e Vjetër e Lipjanit la të lënduar 13 persona.

Të gjithë të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor, njofton Klan Kosova

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore” tha Ahmeti.