Kombëtare

Aksident në Druarë të Vushtrrisë, shtatë të lënduar

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti pasditen e së dielës në fshatin Druarë të Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në fshatin Druarë të Vushtrrisë, Të përfshira në aksident dy vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar shtatë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë për Koha.net Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë, për rajonin e Mitrovicës.