Kosova

Aksident në autostradën Prishtinë-Suharekë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në autostradën Prizren-Suharekë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Krasniqi.

Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje.