Kosova

Aksident në autostradën Prishtinë-Shkup, tre të vdekur- njëri nga Podgorci i Vitisë

Tre persona kanë vdekur në Autostradën Prishtinë-Shkup, kjo si shkak i një aksidenti në mes të 3 veturave, rreth orës 19:00, në afërsi të fshatit Babush, transmeton Plus Televizion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin.
Plus TV, mëson se njëri prej viktimave është një 45-vjeçar nga fshati Podgorc i Vitisë./PlusTV/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.