Kombëtare

Aksident në afërsi të Suharekës, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Suharekë-Duhël.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident të përfshira ishin dy vetura.

“Sot, më 07.10.2019, rreth orës 14:00 në autostradë, në mes Suharekës dhe Duhles, ka ndodh një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilët janë marrë me autoambulanca nga vendi i aksidentit. Njësia policore ka bërë shikimi dhe matjet në vend-ngjarje”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.