Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshatin Koreticë).

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura”.

“Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, tha Hoxha.

Go to TOP