Kronika e zezë

Aksident i rëndë në Peran të Podujevës, tetë të lënduar

Arkiva

Tetë persona janë lënduar pas një aksidenti në Peran të Podujevës.

Në aksident ishin të përfshira tri automjete. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 24.06.2020 rreth orës 19:40 në fshatin Peran është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse të cilat janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Rexhepi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.