Kombëtare

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 32 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku si pasojë e përplasjes nga një automjet, ka humbur jetën një 32 vjeçar i cili po ecte me biçikletë. Viktima është R.Ç., 32 vjeç.

Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi. Policia ka arritur të verë në pranga drejtuesin e mjetit tip Peugot, E.C., 28 vjeç, banues në Durrës.

Policia njofton se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.