Kosova

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Policia njofton se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku, ku si pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i  Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot në orët e paradites, është raportuar se një veturë është përfshirë në një vetaksident trafiku. Ky vetaksident ka ndodhur në autostradën Prishtinë – H.Elezit. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje si dhe janë njoftuar ekipi mjekësor”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar në trafik, tani në këto kushte atmosferike me të reshura. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.