Video

Aksident horror, makina fluturon përtej mbikalimit me 170 km/orë

Një aksident i tmerrshëm është filmuar nga kamerat mbikëqyrëse në një autostradë të Buenos Airesit në Argjentinë.

Një shofer 19 vjeçar humbi kontrollin e makinës së njerkut të tij, duke fluturuar me 170 kilometra në orë përtej mbikalimit.

Pamjet tregojnë makinën teksa shkatërron barrierat mbrojtëse dhe fluturon në ajër. Automjetet e tjera në autostradë ndalojnë në vend për të shmangur aksidentin e shumë makinave.