EKONOMI

AKP-ja ua kërkon shitësve në Tregun e Gjelbër qiranë, edhe pse Qeveria premtoi ndryshe

Mehmet Ademi ka filluar punën e tij të zakonshme në Tregun e Gjelbër të Prishtinës.

Megjithatë, sikur çdo biznes tjetër, ai thotë se pandemia i ka prekur edhe tregtarët të cilët për më shumë se dy muaj me urdhër të Qeverisë pushuan aktivitetin e tyre.

Ademi thotë se atyre iu premtua lirim nga pagesa e qirasë gjatë kohës kur Tregu i Gjelbër u mbyll, por shton se ky vendim nuk është respektuar nga AKP-ja, raporton KOHA.

Ai thekson se e kanë të pamundur pagesën e faturave që Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka dërguar në adresë të tyre.

Të tjerë tregtarë thonë se vendimi për mbylljen e tregut u erdhi papritur, gjë që pamundësoi shitjen e shumë produkteve të tyre.

Ata shtojnë se në vend të obligimeve tatimore institucionet e vendit do të duhej t’u ndihmonin për të dalë nga kriza që, sipas tyre, më së shumti i ka prekur ata.

KTV-ja ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës për media të AKP-s, mirëpo gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje për shqetësimet e ngritura të tregtarëve.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//mauchopt.net/4/3473483