Hi Tech

Akoma pa u prezantuar versioni standard i A3-shit të ri, shfaqet versioni sportiv i tij

Audi A3 i ri në version standard ende nuk është prezantuar, por prodhuesi prestigjioz gjerman tashmë po paralajmëron versionin “S” të tij.

Pas debutimit të Volkswagen Golf 8 të ri dhe Skoda Octavia e gjeneratës së katër në fund të vitit të kaluar, si dhe gjeneratës së katërt të Leonit të Seatit muajin e kaluar, ka ardhur koha edhe për Audi A3 në version Sportback, transmeton Koha.net. Kjo pritet të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë.

Audi ende nuk synon ta zbulojë S3 Sportbackun, por ka ftuar përfaqësues të mediave për të parë nga afër xhirimet e këtij prototipi në Portugali, më saktësisht në ishullin Sao Miguel në arkipelagun Azores.

Audi S3 Sportback do të ketë motor benzinë 2.0-litër TFSI Turbo me kapacitet prej 306 kuajfuqi, 10 kuajfuqi më shumë sesa modeli aktual.

Ky model i Audit pritet të konkurrent të fortë, të tillë si Mercedes-AMG A35 dhe BMW M135i, përcjell Koha.net. Përveç motorit të fuqishëm, S3 Sportback do të jetë në dispozicion edhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, Quattro, sikurse të gjitha modelet nga departamenti Audi Sport përveç Audi R8 V10 që ka sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme.

Gjithashtu, S3-shi i ri do të këto opsione të vozitjes: Balanced, Dynamic dhe Comfort. Do të ketë edhe gomat “Bridgestone” të prodhuar enkas për këtë model, si dhe rrotat 19-inçësh të rezervuar për këtë Hatchback me performancë të lartë.

Motori i këtij modeli sportiv do të jetë i kombinuar me marshin automatik me 7 shpejtësi, si dhe duhet theksuar se do të ketë amortizatorët e rinj të cilat do ta bëjnë S3 Sportbackun të “mprehtë” në kthesa. Audi, po ashtu, premton se ky S3 do të jetë “modeli më dinamik në kategorinë e vet”.

Gjenerata e pestë e A3-shit në treg do të zëvendësojë modelin e vitit 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published.