KULTURË

Akoma pa u hapur mirë sulmohet minibibloteka në lagjen Dardania

Mbrëmë gjatë mbikëqyrjes së minibibliotekës që u përurua gjatë ditës në lagjën e Dardanisë në Prishtinë, minibibloteka është sulmuar me vezë.

Reagimi i plotë:

“Lusim qytetarët që nëse nuk përdorin minibibliotekat së paku të mos i keqpërdorin ato. Dhe, lusim të gjithë lexuesit/et e lagjës Dardania në Prishtinë, dhe jo vetëm, që të reagojnë ndaj kujtdo që tenton t’i dëmtojë minibibliotekat si dhe të na njoftojnë për çfardo parregullësie në raport me minibibliotekat”.

“Ndërsa ne, shihemi së shpejti në ceremoninë e hapjes së minibibliotekës në lagjen Ulpiana, Prishtinë”.

“Minibibliotekat do të ndërtohen dhe edhe nëse rrënohen ato do të rindërtohen, derisa rrënuesit të bëhen lexues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.