Kosova

AKK akuzon MPL-në: Mos dezinformo dhe mos e manipulo opinionin për Komunën e Pejës dhe Istogut

Ka reaguar Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)  ndaj Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL) me arsyetimin se kjo e fundit është duke dezinformuar dhe ka tendencë për manipulim me opinionin publik duke thënë se komuna e Pejës dhe Istogut nuk kanë ndarë buxhet për menaxhimin e Covid 19, sipas tyre kjo nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron si e tillë.

AKK, thotë se me presionin e tyre ndaj kësaj ministrie kanë arritur t’u lejojnë komunave rivlerësimin e buxhetit, që ka lejuar komunat e Kosovës të ndajnë mjete për menaxhimin e situates së krijuar nga pandemia.

Reagimi i plotë:

AKK REAGON NDAJ DEZINFORMATAVE TË MINISTRISË SË PUSHTETIT LOKAL

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) reagon ndaj dezinformatave të Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL) apo më mirë t’i quajmë tendencës së manipulimit me opinionin publik ku thuhet se komuna e Pejës dhe Istogut nuk kanë ndarë asnjë EURO për menaxhimin e Covid 19, gjë e cila nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron si e tillë.

Për sqarim të opinionit publik, ju njoftojmë së që të dy këto komuna dhe pothuajse të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, edhe pse në fillim MAPL, e tanishmja MPL kishte marrë vendim që komunave mos t’i shqyrtohej ligjshmëria e akteve komunale, që ishte e barabartë me mos-lejim të rivlerësimit të buxheteve komunale, e që më vonë nën presionin e Asociacionit të Komunave të Kosovës ndryshuan vendimin, kanë ndarë mjete për menaxhimin e situatës me Covid 19 në territorin e Komunave përkatëse.

Komunat e Kosovës dhe kryetarët e saj janë në vijë të parë të frontit duke luftuar parandalimin e përhapjes së COVID 19 duke qenë 24 orë në kontakt dhe duke i ndihmuar qytetarëve të saj në tejkalimin e situatës dhe infomata të tilla nga një digaster që në praktikë duhet t’i ndihmoj komunat, nuk shkon në dobi të askujt e më së paku të qytetarit të Kosovës. Kërkojmë nga MPL, që përveç dezonformatave ndaj komunave, t’i përkrah ato, nëse nuk mundet financiarisht, atëherë të mos përhapë dezinformata dhe më sa paku që mund të bëj , t’i kërkoj falje kryetarëve të komunave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483