Kosova

AKB: Kosova liderë në Ballkan dhe EU me masa lehtësuese anticovid

AKB e vlerëson Kosovën si vend me masa më lehtësuese anticovid sa i përket lëvizjes së lirë të bizneseve dhe qytetarëve në kohen kur EU po mbyllet për shkak të rrezikut nga një pandemi e valës së dytë dhe të tretë nga Covid 19.

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr një vendim të madh e të mirë, por edhe të rrezikshëm me qëllim që të lehtësohen masat e qarkullimit nga ora 05-22h duke i lënë të lirë të gjithë sektorët ekonomik të punojnë pa ndalesë”, thekson AKB.

Sipas tyre, kjo do të ndihmojë ekonominë, por rritë rrezikun nëse nuk i përmbahen masave dhe manualit për të mbrojtur shëndetin publik.

“Qeveria të rrit masat e kontrollit për respektim të rregullave anticovid nëpër vendet publike”, përfundon AKB. /Kosova.info/

KOSOVA LIDERE NE BALLKAN DHE EU ME MASA LEHTËSUESE ANTICOVID AKB e vlerëson Kosoven si vend me masa me lehtësuese…

Posted by Agim Shahini on E Diele, 17 Janar 2021