EKONOMI

AKB: Viva fresh strehë e madhe e prodhimeve vendore

Ekspozimi e promovimi i prodhimeve vendëse ka vazhduar në rrjetin e marketeve Viva fresh store, konkretisht në pikë në Veternik, ku konsumatorë të shumtë kanë pasur mundësi t’i shijojnë e blejnë ato.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se ekspozimi e promovimi i prodhimeve  vendore në rrjetin e 57 marketeve Viva fresh store është me rëndësi të madhe jo vetëm për prodhuesit, por edhe për konsumatorët e tregtarë.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” për të gjashtëmbëdhjetin vit nga AKB-ja me moton “Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?“ .

“Viva është njëra ndër strehët më të mëdha të shitjes së prodhimeve vendore, e cili në marketet e saja ka qindra e mijëra produktet e mbi 170 prodhuesve kosovar, e të cilat janë më cilësore se ato vende tjera”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se Viva i ofron hapësirë të mjaftueshme prodhimeve vendore duke u mundësuar edhe konsumatorëve që më me lehtësi ti gjejnë e blejnë.

“Ky rrjet i marketeve ishte dhe mbetet streha më e madhe e shitjes së prodhimeve vendore. Këtu mbi 30 për qind e shitjes janë nga produktet kosovare e të cilat do të shumëfishohen“, tha kryetari i AKB-së Agim Shahini.

Ai inkurajon konsumatorët për blerje të prodhimeve vendore, tregtarët për dhënien e hapësirës më të madhe dhe prodhuesve për rritje të prodhimit e të cilësisë.

Vetëm duke konsumuar prodhimet vendore zhvillojmë vendin, rrisim prodhimtarinë, punësimin e mirëqenien.

Institucionet vitet e fundit kanë marrë vendime të mira sidomos ai i vënies së taksës 100 për qind për prodhimet serbe.

Endrit Shala, ministër i Tregtisë e Industrisë, tha se kjo kompani në zinxhirin e saj të marketeve ka në shitje prodhimet e mbi 170 prodhuesve vendor apo një të tretën e shitjes. Kjo kompani edhe bukën e ka 20 centë tash sa kohë dhe të cilin nuk e ka rritur as pas taksës.

Sipas ministrit produktet tona të jenë edhe më të mira, ndërsa tregtarët të ofrojnë mundësi që prodhimet tona të jenë më të qasshme. Duhet rritet cilësia që prodhimet kosovare të jenë më të preferuara e konsumuara

Ministri fton qytetarët për konsum të prodhimeve vendore sidomos tash pas taksës prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe.

Erton Bega, drejtor i marketingut, tha se Viva është biznes vendor, ku jemi rritur bashkë me prodhuesit vendor. Kur flasim këtu për 15 vjet ne kemi dhënë mbështetje prodhimeve vendore.

“Ne kemi stimuluar prodhimet vendore dhe kemi hapur rrugën për prodhimet vendore jo vetëm tash por edhe në kohën kur ishte më së vështiri”, tha Bega.

Ai inkurajoi të gjithë prodhuesit, sidomos ata të rinjtë që të rrisin prodhimtarinë e cilësinë dhe të ri organizohemi pas vendimit se qeverisë me taksën 100 për qind ndaj prodhimeve serbe. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.