EKONOMI

AKB: LVV të jetë parti konstruktive në të mirë të sektorit privat dhe punëtorëve

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari z. Agim Shahini, u pritën nga Rexhep Selimi, Kryetar i Grupit Parlamentar të LVV ku temë diskutimi ishte Rimëkëmbja ekonomike, roli opozitar në funksion të zhvillimit ekonomik, politik dhe miratimi i rishikimit të Buxhetit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini. tha se roli i partive opozitare në vend është shumë i rëndësishëm.

“Prandaj kemi ardhur të diskutojmë temat që kanë të bëjnë më rimëkëmbjen ekonomike për të cilat partia e juaj edhe si opozitë është e rëndësishme që Planin për rimëkëmbjen ekonomike mos ta bllokon në Parlament, por ta bëjë këtë në të mirë të bizneseve dhe punëtorëve për të cilën Pakoja e parë emergjente  COVID 19 e miratuar nga Qeveria Kurti rreth 180 milion € ende nuk është realizuar as 50 % dhe kjo në mungesë të rishikimit të Buxhetit”.

Shahini tha se, AKB nga ju kërkon që ta miratoni këtë rishikim të Buxhetit e cila është në të mirë të sektorit privat, është pakoja e Qeverisë së kaluar, për të cilën ne kemi pas mospajtime e që e kemi vlerësuar që ishte në vlerë të vogël, që mbetet ende si e tillë, por shpresat janë që Qeveria e re në Planin për Rimëkëmbje ekonomike prej 9 masave është shpresë e vetmja për sektorin privat.

Vetëvendosja duhet të jetë parti konstruktive opozitare që e ndihmon shtetin në momentet kyçe për zhvillimin ekonomik dhe politik siç janë rishikimi i Buxhetit dhe ratifikim i marrëveshjeve ndërkombëtare në të mirë të sektorit privat.

Rexhep Selimi, Kryetar i Grupit Parlamentar të LVV tha se, janë të gatshëm të mbështesim të gjitha proceset shtetërore në të mirë të vendit dhe të ekonomisë së saj.

“Qeveria aktuale duhet të thotë se kemi nevojë për ju dhe nuk i kemi votat dhe kërkojmë mbështetjen e juaj. Asnjëherë ne nuk do të jemi kundër sektorit privat, përkundrazi do ta mbështetshim atë edhe nga këndi opozitar”, tha Selimi.

AKB dhe Grupi Parlamentar i LVV u pajtuan që të kemi takime të rregullta dhe ky takim i sotëm mos të konsiderohet si lobues për Qeverinë aktuale por gjithmonë në mbrojtje të interesave të sektorit privat dhe punëtorëve. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.