EKONOMI

AKB: Gjykata Speciale zmbraps investimet e huaja në Kosovë

AKB ngrit shqetësimin e lartë kundër arrestimeve spektakulare të ish ushtarëve të UCK të cilët dyshohen se kanë publikuar dokumente senzitive që pengojnë hetimet ndaj të dyshuarve.

“Të gjitha këto arrestime kanë mundësi të bëhen pa spektakël publik dhe medial sepse kjo është një marketing i dëmshëm për Kosovën dhe i frikshëm për investitorët e huaj apo vendor.

Ngjarjet e tilla që i kushtojnë vëmendje të madhe mediale dëmtojnë imazhin e vendit që i shkon përshtati të gjithë kundërshtarëve ekonomik dhe politik të Kosovës e që në masë të madhe zbeh edhe iniciativat e BE-së dhe ShBA-së për përfundim të Dialogut dhe konflikteve shekullore në mes Kosovës dhe Serbisë për ti dhënë mundësi Paqes ndëretnike dhe zhvillimit të ekonomisë në mes këtyre dy shteteve”, thuhet në reagimin e AKB-së. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.