KULTURË

Akademi letrare-artistike “Ora E Lirisë” e LShK-së

Nesër, më 5 mars, për nder të “Ditës së Dëshmorëve” dhe të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në orën 12, mbahet akademia tradicionale letrare-artistike “Ora e Lirisë”, në kuadër të së cilës punimet e tyre i deklamojnë tridhjetë poetë, anëtarë të LSHK-së.

Juria letrare ka pasur në shqyrtim punimet me shifra anonime sipas konkursit dhe me çmimin letrar “Adem Demaçi” do ta nderojë poezinë më të mirë që do ta zgjedhë me këtë rast. Tema ka qenë e lirë.

Janë paraparë edhe pika muzikore artistike.

Për shkak të situatës, pjesëmarrësit do të respektojnë masat e parapara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, kurse akademia mbahet pa publik. /Kosova.info/