Kosova

Ajri në Prishtinë përsëri i ndotur shumë, qytetarët në rrezik

Ajri në kryeqytet është ndotur sërish në përmasa të rrezikshme. Nga matjet e fundit që janë bërë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 163 të ndotjes.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, e cila është regjistruar në ora 12:00, ajri në këtë shkallë paraqet ajër të pashëndetshëm.

Ndërkohë, qytetarët kanë publikuar fotografi në Facebook, që tregojnë se në mesnatë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 412, që paraqet rrezik.

Ndryshe, ditë më parë Agjencia Evropiane e Mjedisit ka njoftuar se Kosova kishte 3,700 vdekje në vit nga ajri i ndotur, duke u renditur e para në Evropë. Me fjalë të tjera, ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0.2% të popullsisë./express