Kombëtare

Ajri në Prishtinë i pashëndetshëm

Ndonëse ditët e fundit për shkak të erërave pati përmirësim të ajrit në kryeqytet, mbrëmjen e sotme cilësia e ajrit është e pashëndetshme.

Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga matësit në Prishtinë del të jetë se norma është 192, që përkthehet në ajër të pashëndetshëm.

Kosova, sipas raportimeve të fundit, vazhdon të jetë në mesin e 10 vendeve me ajrin më të ndotur.

Sipas një njoftimi të sotëm të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, thuhet se gjatë ditëve të ardhshme do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s, por megjithatë theksohet se cilësia e ajrit do të shënojë vlera të pashëndetshme.

“Kushtet biometeorologjike të motit do të jenë relativisht të mira, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha, kur cilësia e ajrit do të shënojë vlera të pashëndetshme”, thuhet në njoftim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483