SPORT

Ajaxi drejt finales së Madridit, mposht Tottenhamin në sfidën e parë

Ajaxi ka bërë një hap të madh drejt finales së Madridit, duke e mposhtur në udhëtim Tottenhamin në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Gjiganti holandez tregoi një lojë shumë të mirë për 90 minuta, derisa u tregua më efikase e më e rrezikshme se ekipi londinez, transmeton Koha.net.

Ajaxi fitoi përballjen e parë me rezultat prej 0-1.

Ishte Van De Beek ai që shënoi golin e vetëm në këtë përballje kur po luhej minuta e 15 e takimit.

Për të asistoi Ziyech.

Finalisti do të mësohet më 8 maj, pas ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Amsterdam.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.