LAJMET

Aishwarya Rai Bachchan ish femra më e bukur në botë infektohet me koronavirus

Aishwarya Rai Bachchan është dërguar në spital pak ditë pasi rezultoi pozitive me për Covid-19.

Aktorja indiane po merr trajtim në spitalin Nanavati në Mumbai.

Vajza e saj gjithashtu është dërguar në spital, raporton agjencia PTI.

Bashkëshorti i ish-Miss Botës, Abhishek dhe vjehrri i saj Amitabh Bachchan, të dy gjithashtu aktorë të njohur, janë shtruar në spital që nga e shtuna pasi u infektuan me virus.

77-vjeçari Amitabh, një superylli i Bollywood që ka arritur famë globale gjatë karrierës së tij të gjatë, zbuloi në një postim në Twitter se ishte pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu edhe djali i tij Abhishek, konfirmoi në një seri postimesh se ai, bashkëshortja 46-vjeçare dhe vajza 8-vjeçare ishin të prekur.

Jaya Bachchan, gjithashtu një aktore e famshme dhe gruaja e Amitabh Bachchan, rezultoi negative.

Deri tani Aishwarya Rai dhe vajza e saj Aaradhya ishin izoluar në shtëpi.

Lajmet se familja e njohur, e konsideruar si familja mbretërore në Bollywood, ishte prekur nga virusi tronditën gjithë indinë.

Këtë javë, mijëra fansa të familjes së aktorëve u lutën për shërimin e tyre.