Kosova

Aida Dërguti për Albin Kurtin: Masi jeni turr si mizat në m.. përparon pse jo?

Ish deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka reaguar pas deklaratës së aktivistit Rron Gjinovci i cili tha se nëse Vetëvendosja i ka 58 deputetë do të qeverisë 8 vjet.

Dërguti përmes një komenti në Facebook e ka ofenduar sërish ish shefin e saj, kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Paj masi jeni turr si mizat mas m…përparon pse jo”, ka komentuar Dërguti.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Dërguti e fyen Kurtin në këtë formë.

Në një grup të krijuar në Viber ku pjesëmarrës ishin anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes, si Dardan Molliqaj, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Dukagjin Gorani si dhe anëtarë të tjerë, Dërguti e kishte quajtur Kurtin me të njëjtin term fyes.