Kosova

Aida Dërguti: Nëse Visar Duriqi do ta kishte mbiemrin Rashiq do të reagonin i madh e i vogël

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Dërguti ka shkruar se nëse gazetari Duriqi do ta kishte mbiemrin Rashiq do të reagonin i madh e i vogël.

“Visar Duriqi ta kish pas mbiemrin Rashiq, i madh e i vogël kishin reaguar. Ndëshkimi i gazetarit për fjalë të lirë, është fillimi i fundit të demokracisë.Pres reagimin e shpejtë të atyre që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të deleguar me votë”, ka shkruar ajo.